Shokon Rusia: Mund ta zhdukim ushtrinë amerikane me bombë të vetme elektronike si kjo (Foto)

PUBLIKUAR

Rusia ka pretenduar se mund të çaktivizojë të gjithë Marinën Amerikane me një goditje të vetme duke përdorur zhurma të fuqishme të sinjaleve elektronike, shkruan “Fox News”.

Në një kronikë lajmesh nga vendi,  ku media kontrollohet nga shteti , thuhej se teknologjia e ushtrisë ruse mund të bënte që aeroplanët anijet dhe raketat amerikanë të ishin të padobishme.

“Sot, trupat tona të Luftës Elektronike (REW) mund të zbulojnë dhe neutralizojnë çdo objektiv, duke filluar nga anijet deri tek satelitët”, thoshte kronika e edicionit të lajmeve, sqaron “Syri.net’.

Raporti pohonte se një aeroplan i vetëm lufte rus fluturoi disa herë rreth luftanijes amerikan “Donald Cook” në Detin e Zi disa vite më parë, duke i caktivzuar sistemet e tij dhe duke e lënë të pafuqishëm.

Videoja e  propagandës citon edhe gjeneralin e lartë amerikan Frank Gorenc, duke thënë: “Armët elektronike ruse mund të paralizojnë plotësisht funksionimin e pajisjeve elektronike amerikane të instaluara në raketa, avionë dhe anije”.

Nuk kemi nevojë për armë të shtrenjta që të fitojmë, mjafton një zhurmë e fuqishme radio-elektronike”, shton gazetari rus

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...