Shokon NASA: 1 asteroid ka goditur Hënën, në radhë është Toka (Video)

PUBLIKUAR

Meteori me forcë shpërthyese sa prej dhjetë raketave, ka goditur Hënën dhe gjithashtu ka shkaktuar një shpërthim të madh sa që mund të shihej me sy.

Një goditje e tmerrshme prej 90.000 kilometrave në orë, të cilën e kanë regjistruar shkencëtarët e NASA-s të cilët paralajmërojnë një rrezik katastrofik nga meteor e ngjashëm që përballet Toka, e ka shkaktuar një gur hapësinor që nuk peshonte më shumë se 40 kilogramë, transmeton Gazetametro.net.

Edhe pse ky meteor ka qenë me madhësi të vogël, sa pesha e një djali 10 vjeçar, por dëmin e goditjes e ka pasur të madh dhe ka shkaktuar shpërthim të madh sa shkëlqimi i katër yjeve. Po të kishte rënë në një qytet në tokë, ai do të kishte bërë një krater të thellë 20 metra dhe do të bënte një shkatërrim të madh, ndërsa forca e goditjes do të ishte e njëjtë me goditje e 10 raketave “Tomahawk” përnjëherë.
Ekspertët kanë frikë se numri i viktimave do të ishte me mijëra, transmeton Gazetametro.net.
Toka për dallim nga Hëna, ka një atmosferë që e mbron dhe në të cilën digjen mbetje kozmike. Megjithatë, disa meteor nga njëherë kalojnë, sikur që ka ndodhur më parë në Chelyabinsk të Rusisë, ku një asteroid prej 20 metrave gjatësi dhe me shpejtësi prej 70 mijë kilometra në orë e ka shkuar atmosferën dhe ka shpërthyer me fuqinë e 33 eksplozioneve në Hiroshimë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...