Shkrumbohet Evropa, dy të vdekur, kafshët po digjen të gjalla

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Autoritetet në Francë e kanë lëshuar alarmin e kuq për motin e nxehtë për herë të parë në histori të këtij vendi pasi në pjesën jugore të saj u regjistruan temperatura mbi 45 gradë.

Shërbimi kombëtar i motit e ngriti nivelin e alarmit nga ngjyra e portokalltë në të kuqe për rajonet Herault, Gard, Vaucluse dhe Bouches-du-Rhone, duke thënë se të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes nga kjo gjendje, përfshirë edhe ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Zyrtarët dhanë paralajmërime edhe gjatë të dielës, duke paralajmëruar se gjendja mund të rëndohet edhe më shumë pasi vapa me prejardhje nga Saharaja pritet ta arrijë kulmin të hënën.

Përndryshe, shumë ferma kafshësh janë përfshirë nga flakët në Spanjë. Gjendja është më e rëndë në rajonin e Katalonjës, ku shumë kafshë janë djegur për së gjalli nga zjarret e dala nga kontrolli.

Zjarre në natyrë janë përhapur edhe në Greqi dhe Gjermani. Evropa po përballet me temperaturat më të larta që janë regjistruar ndonjëherë në muajin qershor. Rekordi i temperaturës më të lartë për këtë muaj është thyer të mërkurën në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

Në Itali, dy persona të moshuar kanë vdekur nga vapa, ndërsa shtatë qytete të këtij vendi e kanë lëshuar alarmin e kuq për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...