Shkrimi me dorë apo me tastierë – cila është më e mirë për trurin?

PUBLIKUAR

Shkrimi me laps, në vend të shtypjes në tastierë, zhvillon trurin dhe i ndihmon që ta kuptojë më mirë lëndën, tregojnë hulumtimet shkencore.

Në universitetet Princeton dhe Los Angeles janë bërë hulumtime në mënyrë që të zbulohet ndikimi i letrës dhe i lapsit, përkatësisht i tastierës në trurin tonë.

Ka rezultuar që shkrimi me dorë në vend të shkrimit në tastierë, zhvillon trurin dhe i ndihmon që ta kuptojë më mirë lëndën, transmeton Telegrafi.

Studentët të cilët shënimet i kanë shkruar me laps, më mirë kanë mbajtur në mend dhe e kanë kuptuar atë që kanë shkruar, mirëpo është treguar se janë edhe më të gatshëm për pranim të ideve të reja.

Në studimin tjetër, të bërë në Universitetin Indianapolis, shkencëtarët kanë skanuar trurin e fëmijëve të cilët kanë shkruar me laps dhe të atyre të cilët kanë shkruar në tastierë.

Është treguar që aktivitetet e trurit janë më të fuqishme te fëmijët të cilët kanë shkruar me laps.

Psikologët dhe neurologët u rekomandojnë prindërve që fëmijëve të tyre t’ua kufizojnë përdorimin e tastierës, kompjuterit dhe të telefonave të mençur dhe që në dorë tua japin lapsin, ngjyrat dhe brushat në mënyrë që të zhvillojnë jo vetëm trurin e tyre dhe kreativitetin, por edhe motoriken. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...