Shkon në 92 numri i viktimave të tërmetit në Meksikë

PUBLIKUAR

Numri i viktimave të tërmetit në Meksikë ka shkuar në 92 persona, kurse disa ndërtesa janë rrëzuar në kryeqytetin Mexico City.

Aeroporti i kryeqytetit ka pezulluar të gjitha operacionet pas tërmetit me magnitudë 7.1 shkallë të Rihterit dhe ndërtesat në Mexico City janë evakuar.

Në disa ndërtesa është raportuar për zjarr  ku dyshohet se disa persona janë bllokuar brenda, transmeton Klan Kosova.

Më parë gjatë këtij muaji, një tërmet me magnitudë 8,1 shkallë të Rihterit la të paktën 90 të vdekur.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km.

Dridhja ndodhi kur një stërvitje për tërmet u mbajt në Mexico City, në 32 vjetorin e një tërmeti që vrau deri në 10 mijë njerëz.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...