Shkon në 24 numri i viktimave nga zjarri në Kaliforni

PUBLIKUAR

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 24 trupa të pajetë nga një objekt banimi në Oakland të Kalifornisë pas shpërthimit të një zjarri gjatë një ndeje që është mbajtur gjatë fundjavës, shkruan Reuters

Numri i viktimave pritet të rritet sërish, sipas autoriteteve amerikane.

Rreshteri Ray Kelly zëdhënësi sherifit të zonës Alameda, ka thënë se 24 trupa janë gjetur nga autoritetet brenda objektit dy katësh ku ka ndodhur tragjedia.

Ky rast tragjik i shkaktuar nga zjarri konsiderohet më i rëndi në historinë e këtij qyteti, transmeton rel.

Deri më tash ekipet e shpëtimit kanë hulumtuar vetëm 20 % të objektit sipas Melinda Drayton, shefe e batalionit të zjarrfikësve të Oaklandit.

Ajo ka thënë se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...