Shkon në 10 numri i të vdekurve nga zjarri në Paris

PUBLIKUAR

Policia e Parisit e ka arrestuar një grua, e cila dyshohet se ia ka vënë zjarrin një ndërtese kolektive. Autoritetet kanë konfirmuar se 10 persona janë gjetur të vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar. Në mesin e të lënduarve janë tetë zjarrfikës.

Raportohet se policia është duke e marrë në pyetje gruan e dyshuar, e cila banonte në këtë ndërtesë. Ndërtesa ndodhet afër stadiumit “Parc des Princes”, ku luan klubi i njohur francez, Paris Saint-Germain.

Prokurori i Parisit, Remy Heitz, ka njoftuar se është filluar procedurë hetuese për këtë rast. “Është arrestuar një grua e cila jetonte në këtë ndërtesë”, tha ai. Prokurori nuk i konformoi raportet se banorët e ndërtesës e kanë dëgjuar këtë grua duke u grindur me fqinjët para shpërthimit të zjarrit.

“Në këtë fazë të hetimeve, duket se incidenti ka prapavijë kriminale. Personi është arrestuar gjatë natës në një vend të afërt nga zjarri. Ajo tash ndodhet në paraburgim”, shtoi ai. Sipas tij, gruaja e dyshuar ka pasur probleme me shëndetin mendor në të kaluarën.

Shpërthimi i zjarrit është raportuar rreth orës 1 pas mesnate dhe është përhapur shpejt. Besohet se rreth 50 persona kanë qenë në ndërtesë në çastin kur ka shpërthyer zjarri. Disa banorë kanë hipur mbi çati të ndërtesës për të ikur nga flakët, ndërsa disa të tjerë janë parë duke kërkuar ndihmë nga dritaret e banesave të tyre, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...