“Në festival, kanë ardhur 500 filma me metrazh të shkurtër, artistik dhe të animuar, nga 55 shtete të botës. Nga këta, u përzgjodhën për konkurrimin zyrtar, 132 filma (rreth 1310 min.), të cilët përmbushin kriteret e festivalit dhe i përshtaten një publiku të moshës nga 3 deri në 15 vjeç”, është thënë nga organizatorët e edicioni të 5-të të Festivalit Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë, Adoleshentë dhe Studentë, ”AniFest ROZAFA 2014”, që do të nis më 21 shtator dhe do të mbyllet më 28 të po atij muaji
Edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë, Adoleshentë dhe Studentë, ”AniFest ROZAFA 2014”, që do të nis më 21 shtator dhe do të mbyllet më 28 të po atij muaji, sipas organizatorëve mbështetet në disa objektiva.
“Nëpërmjet filmit për Fëmijë dhe Adoleshentë, duam të sensibilizojmë krijuesit e filmit në territorin e Shqipërisë si dhe opinionin dashamirës të filmit, të kërkojnë të realizohen filma që t’u adresohen Fëmijëve dhe Adolshentëve; Të ringjallim dashurinë për filmin, për kinemanë si dhe, të rrisin kuriozitetin për kulturën;
Nëpërmjet filmit,fëmijët dhe adoleshentët të njohin të drejtat e tyre si dhe filmat që do të shfaqen, do të mbushin boshllëkun e krijuar në këto 24 vite, mungesën në vendin tonë, të filmave për publikun, fëmijë dhe adoleshentë”, është thënë nga organizatorët rreth këtij edicioni.
Po sipas tyre, për realizimin e festivalit, organizatorët kanë qenë të hapur për bashkëpunim me organizata të tjera me reputacion ndërkombëtar që veprojnë në Qytetin e Shkodrës, me Ambasadën Italiane, Reiffaisen Bank dhe ICC, si dhe me institucione që përkrahin programin dhe objektivat tona.
“Në festival, kanë ardhur 500 filma me metrazh të shkurtër, artistik dhe të animuar, nga 55 shtete të botës. Nga këta, u përzgjodhën për konkurrimin zyrtar, 132 filma (rreth 1310 min.), të cilët përmbushin kriteret e festivalit dhe i përshtaten një publiku të moshës nga 3 deri në 15 vjeç. Gjatë festivalit, do të realizohen disa workshope me moderatorë të huaj, të cilët do t’u adresohen këtyre moshave, dhe do të ndiqen edhe nga mësuesit dhe psikologët.Gjatë festivalit, të ftuarit do të bëjnë vizita, në monumentet e kulturës dhe në shtëpitë karakteristike të Shkodrës dhe do të njihen me kuzhinën karakteristike Shkodrane”, thuhet në fund nga organizatorët./KultPlus.com



