Shkencëtarët shpjegojnë: Pse teshtijmë tri herë radhazi?

PUBLIKUAR

Shkencëtarët kanë shpjeguar pse ndodh kjo

Edhe pse për shumë njerëz duket si një ekzagjerim, kur teshtijmë disa herë radhazi, në fakt pastrojmë ngacmues të shumtë nga kanalet tona të frymëmarrjes – dhe numri ideal i përsëritjeve duket të jetë tre herë.

Më shpesh, teshtijmë sepse ka grimca të huaja në hundë dhe kjo është mënyra më e mirë për t’i nxjerrë jashtë.

Ajo që shumë njerëz vënë re kur teshtinë është se në shumicën e situatave nuk mund të ndodhë pa tri përsëritje, megjithëse ka mundësi të jetë më pak, transmeton Telegrafi.

“Kur dikush teshtin tri herë, hera e parë shërben për të “zhvendosur” këta trupa të huaj nga muret e brendshme të hundës, herën e dytë i lëviz drejt vrimave të hundës dhe herën e tretë i nxjerrim nga hunda”, shpjegon dr. Jordan Josephson nga spitali Lenox Hill në Nju Jork.

Ka shumë arsye që mund të çojnë në teshtitje. Infeksionet virale të traktit respirator, si edhe ftohjet e zakonshme që mund të irritojnë membranat e brendshme në hundë.

Ajri i ftohtë mund të bëjë të njëjtën gjë, ashtu si alergjenët e shumtë siç janë poleni, pluhuri ose myku.

Por këto nuk janë të vetmet gjëra që lidhen me teshtitjen. Disa njerëz teshtijnë kur dalin jashtë në diell – kjo është një gjendje e njohur si “refleksi i teshtitjes fototike” dhe prek 10 deri në 35 për qind të popullsisë, sipas disa studimeve.

Pavarësisht nga arsyeja e teshtitjes, sigurohuni që gjithmonë të mbuloni hundën dhe gojën për të parandaluar përhapjen e mikrobeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...