Shkencëtarët kanë krijuar spermë artificiale për meshkuj impotent

PUBLIKUAR

Një grup shkencëtarësh nga Lioni i Francës, kanë deklaruar se kanë krijuar spermë, si pjesë e një projekti zhvillimor, që do të ndryshonte mijëra jetë njerëzish.

Sperma e prodhuar në mënyrë artificiale, do të shfrytëzohet për të trajtuar rastet kur meshkujt janë impotent dhe të sëmurë nga kanceri.

Mirëpo, ekspertët ende kanë dyshime, sepse nuk po mund të arrijnë të masin dhe vërtetojnë kualitetin e spermës, transmeton Telegrafi.

Philippe Durand ka deklaruar për Independent se ekipi i ka bërë biopsitë e para nga testi.

“Ne kemi krijuar një sasi të konsiderueshme të spermës së pjekur, e cila mund të shfrytëzohet në mënyrë klinike” ka thënë Durand.

Ai ka konfirmuar se hapi tjetër, është t’i japin jetë një miu, përmes spermës së minjve, të krijuar me po të njëjtën metodë.

Sipas raportit, kjo metodë e ngjizjes me spermë artificiale, mund të filloi të përdoret në katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Humbja e shëndetshme e peshës, çka duhet të konsumojmë e çka jo? Shpjegon dietologia Albulena Shabani Ilazi

Nutricistja, dietologia Albulena Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur...

E keni problem ta lini duhanin? Mjafton të nuhatni aroma të kënaqshme

Lënia e duhanit është një ndër sfidat më të mëdha që përballen shumë njerëz....

Nga uji deri te vodka: Në çfarë temperature është më së miri të ftohni pijen e preferuar

E para që do të duhej të dinit është që ai proces është më...