Shkencëtarët gjermanë zbulojnë bakterin, i cili nuk mund të zhduket nga asnjë ilaç

PUBLIKUAR

Studiuesit në Gjermani kanë ngritur alarmin pasi është zbuluar bakteria imune ndaj antibiotikëve në disa liqene dhe lumenj. Mijëra njerëz në Gjermani brenda një viti vdesin si pasojë e këtij patogjeni.

Patogjeni i rrezikshëm që i reziston tipave të shumëfishtë të antibiotekëve është zbuluar në 12 lokacione në veri të Gjermanisë, raportohet sipas televizionit gjerman “NDR”.

Hulumtuesit kanë marrë mostra të ujit dhe baltës për testim, dhe i kanë dërguar në Universitetin e Teknologjisë në Dresden dhe Qendrën Gjermane për Hulumtime Infektive në Giessen, raporton “DW”

Studimi i porositur nga NDR ka zbuluar të ashtuquajturat baktere gram-negative rezistente ndaj shumë llojeve të antibiotikëve (bakteret MDRGN) në të gjitha vendet, si dhe llojet e rezistueshme ndaj antibiotikëve të rëndësishëm rezervë të njohur si “mjetet e fundit” të ilaçeve.

“Kjo është vërtetë alarmuese,” tha Tim Eckmanns nga Instituti “Robert Koch” në një intervistë për “NDR”. “Këto patogjene me sa duket kanë arritur në një shkallë të tillë që është duke më befasuar.”

“Rreziku është se ato mund të shfaqen dhe të sulmojnë njerëzit,” shtoi ai.
Patogjenët MDRGN konsiderohen veçanërisht të rrezikshëm sepse ato mund të çojnë në sëmundje serioze dhe nuk mund të vriten nga antibiotikët.

Thomas Berendonk, një shkencëtar i ujit në Universitetin Teknik të Dresdenit, tha për “NDR”, gjetjet ishin shqetësuese sepse njerëzit e infektuar nga bakteret e tilla do të ishin tejet të vështira për t’u trajtuar.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...