Shkencëtarët: Birra është e mirë për shëndetin kur konsumohet në sasi të kufizuar

PUBLIKUAR

Dëshioni t’i arsyetoni gotat me birrë që do t’i pini sonte?

Atëherë jeni me fat; një studim i ri i publikaur në revistën “The American Journal of the Modern Sciences” ka ardhur me një përfundim befasues ku thotë se birra mund të ketë më shumë përfitime shëndetësore sesa ç’mendojmë, transmeton Telegrafi.

Sipas këtyre shkencëtarëve, nektari i lëngshëm është i mbushur me antisoksudes dhe përmban më shumë proteina dhe vitamina B sesa vera.

Ndër tjerash, birra mund ta reduktojë edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare përderisa nuk e teproni duke konsumuar.

Pra, vlen të ceket se studimi i referohet vetëm konsumimit të moderuar të birrës, që do të thotë se një apo dy gota birrë mund të jenë të shëndetshme, por nëse i pini më  shumë ju vetëm sa i bëni dëm vetes.

Përndryshe kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët thonë se birra ka përfitime shëndetësore, pasi që edhe më herët shkencëtarët e kanë ndërlidhur konsumimin e moderuar të birrës me nivel më të lartë të kreativitetit, rrezik më të ulët të diabetit, etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...