Shkenca tregon çfarë i ndodh trupit të njeriut kur ecim zbathur në tokë

PUBLIKUAR

Keni provuar ndonjëherë të ecni vazhdimisht vetëm zbathur në sipërfaqe tokësore? Nëse po, nuk jeni të vetmit.

Sipas studimeve të shkencëtarëve, shprehia e tillë mund të jetë zgjidhje potenciale për një sërë problemesh shëndetësore, duke filluar nga sëmundjet kronike degjeneruese, pagjumësia e deri te stresi, transmeton Telegrafi.

Pra, mjafton t’i vendosni këmbët direkt në sipërfaqe tokësore pa mbathur këpucë apo çorape dhe ju do të furnizoheni me një sasi të mirë antioksidantësh dhe elektroneve që i shkatërrojnë rrezatimet e lira.

Sidoqoftë, shkencëtarët kanë zbuluar se ecja zbathur në tokë ndikon në trupin e njeriut në këto mënyra:

E zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen
Një studim i publikuar në revistën ‘Inflammation’, ka zbuluar se ecja zbathur mund t’i parandalojë inflamacionet kronike dhe sëmundjet autoimune.

E përmirëson qarkullimin e gjakut
Një tjetër studim nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se një orë e shpenzuar duke qëndruar zbathur mbi sipërfaqe tokësore promovon rritje të dukshme në rregullimin e qarkullimit të gjakut në kok dhe gjoks, gjë e cila ndikon në riparimin e indeve të lëkurës, në shëndet, vitalitet, fytyrë, etj.

Relaksim më i madh
Studimi i publikuar në ‘Psychology Reports: Mental and Physical Health”, ka zbuluar se duke qëndruar për një orë zbathur mbi sipërfaqe tokësore ju e zvogëloni stresin dhe e rritni nivelin e relaksimit.

E përmirëson gjumin
Pas eksperimenteve me vullnetarë, shkencëtarët kanë zbuluar se pas 8 javëve, ecja zbathur mund ta përmirësojë ritmin cirkadian (orën tonë biologjike). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...