Flokët më me shkëlqim për vetëm një nuancë apo dy në moment mund të freskojë pamjen tuaj. Nëse dëshironi të provoni se si ju rrinë flokët paksa më ndryshe dhe më me shkëlqim, nuk keni nevojë të shkoni në sallonin e bukurisë, por ngjyrën tuaj natyrale kërkojeni në kuzhinë.
Ne ju sjellim katër përbërës, të cilët në mënyrë natyrale i shkëlqejnë flokët.
Mjalti
Mjalti është përbërës i shkëlqyeshëm për shkëlqimin e flokëve, sepse përmban sasi shumë të vogël të hidrogjen-peroksidit dhe në të njëjtën kohë hidraton flokët. Mirëpo, po ashtu, mjalti është tepër i ngjitshëm dhe është vështirë ta pastroni nga flokët, prandaj do të ishte mirë ta përzieni me pakëz ujë të vakët apo uthull, për ta aplikuar më mirë në flokë dhe për ta pastruar më lehtë. Vendosni këtë përzierje në të gjithë flokët, mbuloni kokën me kapelën për dush apo qese najloni dhe lëreni të qëndrojë gjatë natës apo gjatë tërë pasdites, derisa jeni në shtëpi.
Kamomili
Kamomili është një pije e shkëlqyeshme, por edhe një alet mjaft i mirë i bukurisë. Bëni një çaj sa më të fortë nga kamomili dhe lëreni të ftohet. Çajin vendosni në të gjithë flokët apo vetëm në kaçurrelat dhe lëreni të thahen në mënyrë natyrale në diell. Kamomili do të trajtojë mirë flokët tuaj dhe në të njëjtën kohë do të shkëlqehet për disa nuanca.
Limoni
Ky citrës është njëra nga mënyrat më të preferuara për shkëlqimin e flokëve. Lëngu i limonit është përplot thartirë citrusi, e cila mundet në mënyrë natyrale të shkëlqejë flokët. Përziejeni një të katërtën e filxhanit me ujë të nxehtë me një filxhan me lëng limoni dhe këtë masë futeni në një shishe me spërkatës. Duke marrë parasysh atë se limoni thanë flokët, nëse flokët tuaja janë të thata, në këtë përzierje shtoni pakëz regjenerator apo vaj për flokë. Spërkatni flokët dhe lërini të qëndrojnë ashtu. Një efekt më të fortë do të fitoni nëse qëndroni në ballkon apo kopsht që të merrni ndonjë rreze dielli.
Cimeti
Kjo përbërje aromatike është ideale për shkëlqimin e flokëve të errëta, sepse flokëve u konvenon një ton më i ngrohtë dhe më i ndritshëm, pa shkëlqim të portokalltë. Në flokët e lagur me regjenerator për flokë, vendosni një përzierje të cimetit pluhur dhe ujit të vakët. Këtë përzierje tundeni mirë dhe hidheni në flokë deri tek rrënjët dhe mbuloni me kapelë dushi apo qeskë plastike. Lëreni të qëndrojë ashtu sa të doni, ndërsa sugjerohet sa më gjatë. Cimeti është njëri nga përbërësit më të sigurt për shkëlqimin e flokëve, prandaj procedurën mund ta përsërisni sa herë të doni. /Zëri/



