Shkaku i sigurisë, Tesla do ta ri dizajnojë në tërësi modelin Cybetruck

PUBLIKUAR

Dukja kontroverse me të cilën është shfaqur Cybetruck deri më tani, do të ndryshohet në tërësi kur të del nga prodhimi

Makina e parë pickup nga Tesla, është dashur të jetë me dukje futuristike, sikur vjen nga ndonjë film dhe mund të thuhet se ky qëllim është arritur, transmeton Telegrafi.

Që kur u prezantua me këtë dukje kontroverse, ka ngjallur shumë debate në internet, derisa ka pasur shqetësime, se do të jetë i rrezikshëm për kalimtarët në rrugë. Por, tani të gjithë mund të qetësohen, sepse modeli Cybetruck do të ri dizajnohet në tërësi, shkaku i sigurisë.

Në krahasim me dukjen e tanishme, modeli i ri do të ketë përfundime shumë më të rrumbullakëta, duke u bërë një pickup shumë më i zakontë, derisa ngjanë shumë me Rivian R1T.

Grupet që merren me sigurinë në rrugë, tani mund të jenë edhe më të sigurt, sepse kjo makinë ka platformë shumë më të ulët, si dhe do t’i largohen pjesët shumë të thepisura.

Dyert i janë zëvendësuar me të reja, që janë shumë më të zakonta, derisa pjesa e përparme i ka mbetur po thuajse e njëjta dhe pritet që në këtë formë t’i kalojë testet e sigurisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...