Shkaktarët, simptomat dhe trajtimi i sterilitetit

PUBLIKUAR

Steriliteti i prekë më shumë njerëz sesa që mund të mendoni. Në fakt, vetëm në Britani rreth një në shtatë çifte ka probleme sa i përket ngjizjes, ku në total janë 3.5 milionë njerëz të prekur nga steriliteti vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Pra rreth 84 për qind e njerëzve janë të aftë të krijojnë fëmijë në mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.

Zakonisht nuk ka arsye të shpjegueshme se përse nuk mund të mbetni shtatzënë, por mundësitë e ngjizjes zvogëlohen në 25 për qind nëse janë bërë tri vite dhe nuk keni mundur të mbetni shtatzënë.

Çfarë është steriliteti?
Ekzistojnë dy lloje të steriliteti – primar dhe sekondar.

Steriliteti primar është kur dikush që asnjëherë nuk ka mbetur shtatzënë ka probleme, ndërsa steriliteti sekondar është kur dikush më herët ka mbetur shtatzënë, por ka vështirësi të mbetet shtatzënë prapë.

Çka e shkakton sterilitetin?
Ka shumë shkaktarë, por te gratë mungesa e ovulimit të rregullt mund të jetë shkaktari, e gjithashtu dëmtimi i tubave të bllokuar fallopian, apo një sëmundje e njohur si endometrioza.

Te meshkujt, shkaktari kryesor i sterilitetit është numri i vogël i spermicideve apo kualiteti i dobët i spermës.

Faktorë tjerë që ndikojnë te steriliteti janë: mosha, pesha, stresi, alkooli, sëmundjet seksuale, etj.

Si të trajtohet steriliteti?
Steriliteti trajtohet përmes shumë tretmanëve mjekësore, procedurave kirurgjike dhe IVF-së.

Procedurat kirurgjike mund t’i ndihmojnë ata që vuajnë nga endometrioza, ndërsa nga trajtimet mjekësore mund të përfitojnë gratë që vuajnë nga mungesa e ovulacionit.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...