Shkaktarët e plasaritjes së buzëve

PUBLIKUAR

Dehidratimi, stresi dhe mungesa e vitaminës B janë fajtorët kryesorë për buzët e plasaritura, por lëkura e thatë mund të shkaktohet edhe nga përdorimi buzëkuqit me bazë mente ose balsam nga vajguri, përcjell “Zëri.info”.

Lëkura e plasaritur e buzëve mund të ndodhë për shkak të mangësisë së vitaminës A, ndërsa për qoshet e dëmtuara të buzëve është fajtor mungesa e vitaminave B në trup.

Image

Efekte të ngjashme kanë dehidratimi dhe stresi. Pështyma avullohet shpejt, kurse mungesa e lagështisë ndikon që buzët të thahen. Përveç mangësisë së vitaminave, era dhe temperaturat e ulëta janë armiqtë kryesorë të buzëve.

Ato për këtë shkak lehtësisht thahen, por mund të dëmtohen edhe nga kujdesi jo i duhur. Përdorimi i pastave agresive për dhëmbë mund të irritojë lëkurën e ndjeshme të buzëve. Është mirë për të shmangur ato të bazuara në sodium laurel sulfate./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...