Shiu ndihmon shuarjen e zjarreve në Maqedonia

PUBLIKUAR

Pas reshjeve të shiut që kanë kapluar vendin nga orët e mëngjesit, një pjesë e madhe e zjarreve në vend janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por, edhe më tej ka zjarre aktive në Territorin e Maqedonisë.

Sipas informatave të QMK, zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe fshatrat Mazhuçisht, Maramorani dhe Gorno Sellë është nën kontroll, ndërsa vazhdon të digjet bar i thatë në drejtim të Zabrçanit. Në terren ka ekip të NJTZ-Prilep me një automjet dhe tre zjarrfikës.

Zjarri në afërsi të fshatrave Krushevicë dhe Bonçe është nën kontroll. Sot është planifikuar kthim i sërishëm i ekipeve të zjarrfikësve në terren dhe lokalizim i plotë i zjarrit.

Në fshatin Nikodin zjarri është shuar, ndërsa në drejtim të fshatit Farish janë angazhuar tetë të punësuar të NP ‘Pisha e zezë’ – Prilep.

Edhe zjarri në afërsi të fshatit Norovë të Krushevës është marrë nën kontroll. Digjet bar i thatë dhe pyll me drunj të shkurtë lisi. Gjatë ditës ekipet e zjarrfikësve do të kthehen në terren dhe në rast nevoje do të mund të aktivizohet ndihmë nga ajri me aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH)

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...