Pas ditëve me vapë, rajone të ndryshme të Kosovës të shtunën janë freskuar nga rigat e shiut.
Ishte rajoni i Prizrenit që sot u “befasua” i pari nga ky shi i rrëmbyeshëm që zgjati rreth një orë dhe që ka bërë që temperaturat të ulen për disa gradë, duke i gëzuar paksa prizrenasit, poashtu edhe Komuna e Lipjanit është freskuar me disa të reshura të kohpaskohshme të shiut.


