Shitet vetura më e lirë sportive e gjigantit italian, Lamborghini Countach dikur kapte vlerën e mbi gjysmë milioni euro – sot mund ta keni në garazh për 180.000

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Këtë vit, Lamborghini prezantoi Countach LPI 800-4, interpretimin modern të Countach, “vepër arti” e Marcel Gandini i cili asokohe ishte “karikaturist” i Bertoneut, veturës legjendare sportive të prodhuar nga viti 1974 deri më 1990.

Padyshim që Countach është një prej veturave më të dashura të viteve të 80-ta, sikurse Ferrari Testarosse, transmeton Telegrafi.

Sot nuk mund të gjeni një Countach për më pak se gjysmë milioni euro, por nëse keni vullnet dhe dëshirë të madhe për restaurim, mund të hasni në një më të lirë – e cila pritet të dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve Historic që e ofron me një çmim prej 180.000 funteve.

Ky version i Lamborghini Countach LP500 S, i njohur ndryshe si “500 S”, evoluoi nga viti 1982 me një motor të fuqishëm prej 4.8 litrave V12 ,që prodhonte 380 kuaj-fuqi dhe kishte një enterier tejet modern.

Para se të shfaqej varianti tjetër i modelit 500 Quattrovalvola, janë prodhuar 321 njësi të modelit 500 S, ku 37 prej tyre dolën nga shiriti prodhues i fabrikës me timon nën anën tjetër – dedikuar për tregun e Britanisë së Madhe, Australisë dhe Japonisë.

Sipas përshkrimit të shtëpisë së ankandit, vetura ishte e gatshme në vitin 2008 “kur u çmontua për shkak të  restaurim të plotë”, megjithatë kompania e obliguar për restaurim dështoi, kështu vetura ndërroi pronarin dhe mbeti edhe sot e kësaj dite e çmontuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...