Në Bruksel po mbahet Samiti i radhës i NATO’s, i cili nuk ishte edhe pa tensione, kryesisht falë Trump.
Një filmim gjatë takimit të liderëve të vendeve anëtare të NATO’s, shihet edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, transmeton gazetametro.net
Ajo që është interesante, është se Juncker mezi qëndron në këmbë, si duket ishte i dehur.
Atë është dashur ta ndihmojnë të ngjitet shkallëve, e më pas edhe ta mbajnë për krahësh, kjo pasi ai mezi arrin të qëndrojë.
Më pas shihet kryeministri i Maqedonisë, Zaev, teksa e mban për krahësh, bashkë me një tjetër, dhe e ndihmon që të zbres shkallëve.


