Nëse vëreni që ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, mos e injoroni. Edhe pse ju dukeni krejtësisht mirë dhe i shëndetshëm, nuk do të thotë që çdo gjë është në rregull.
Ndryshimi i ngjyrës mund të thotë që ju mungojnë vitaminat, por edhe ju tregon për shumë probleme të tjera, të cilat kërkojnë urgjentisht ndihmë mjekësore, transmeton Telegrafi.
Gjuha e zezë
Puçrrat në majë të gjuhës, ndonjëherë mund të marrin ngjyrë të zezë për shkak të grumbullimit të baktereve dhe kërpudhave. Gjithashtu, sipërfaqja e gjuhës mund të ndryshojë ngjyrën për shkak të ndonjë ushqimi, pijeje, duhani... Shkaktar i tyre shpesh është higjiena e keqe e gavrës së gojës. Kjo gjendje e gjuhës është e parrezikshme, por si pamje duket e keqe.
Edhe ndonjë antibiotik apo ilaç tjetër, si për shembull, mjetet për shpëlarjen e gojës mund të jenë shkaktar i ngjyrës së zezë në gjuhë. Mund të jetë fjala edhe për dehidratimin e organizmit, i cili pi sasi tepër të mëdha të kafes.


