Shikoni këtë iluzion optik dhe mësoni a kemi memorie fotografike

PUBLIKUAR

A mendoni që keni memorie më të mirë se të tjerët? Zgjidhni këtë test dhe do ta mësoni…

Shikoni këtë iluzion optik me pika të kaltra dhe të kuqe të shpërndara në dy imazhe. A po arrini të shihni cilat germa formojnë pikat e kuqe nga të dy imazhet kur bashkohen?

Nuk do të duhej të jetë aq e vështirë, mirëpo si thonë krijuesit e këtij iluzioni “Playbuzz”, vetëm një për qind e popullatës mund të shohë se për cilën germë është fjala, transmeton Telegrafi.

Kjo enigmë teston kujtesën dhe aftësinë tuaj që t’ju kujtohet fotoja me detajet e mëdha pas një periudhe të shkurtër kohore kur i shikoni.

Kjo formë e memories është më e theksuar në fëmijërinë e hershme dhe zhduket pas moshës gjashtëvjeçare dhe thuhet se praktikisht nuk ekziston te të rriturit.

Epo, nëse nuk keni mundur ta zgjidhni këtë enigmë, tregojani një fëmije më të vogël.

Nëse nuk keni një ndihmës pranë jush do t’ju zbulojmë se është shkronja “G”.

A keni arritur ta shihni shkronjën vetë? Na shkruani në komente… /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...