“Shikojeni PSG-në” – Mulleri e mbron Bayernin për blerjen e lojtarëve nga ekipet rivale

PUBLIKUAR

Thomas Muller e ka mbrojtur klubin e vet Bayern Munich, i cili po kritikohet për bastisjen e klubeve rivale, duke e marrë Paris Saint-Germainin si shembull që klubet nuk janë të detyruara të shesin lojtarë, pasi gjiganti francez nuk pranoi assesi ta shesë Kylian Mbappen këtë verë.

Kampioni i Bundesligës gjermane ia mori tre prej njerëzve kryesorë rivalit RB Leipzig këtë verë, trajnerin Julian Nagelsmann, kapitenin Marcel Sabitzer dhe mbrojtësin Dayot Upamecano, raporton Gazeta Express.

Derisa Bayerni e nisi sezonin pa asnjë humbje, Leipzig e ka fituar vetëm njërën prej tri ndeshjeve të para.

Por Muller thotë se akuzat se Bayerni po ua merr rivalëve lojtarët më të mirë janë qesharake.

I pyetur nga Bild nëse blerjet e fundit nga Leipzig ishin strategji e Bayernit për ta dobësuar rivalin, Muller tha: “Në asnjë mënyrë”.

“Asnjë klub nuk është i detyruar të shesë. Shikojeni PSG-në dhe Mbappen. Si çdo klub tjetër, edhe ne kërkojmë lojtarë cilësorë të cilët i përshtaten buxhetit tonë”, shtoi ai.

PSG-ja i refuzoi rreth 200 milionë euro nga Real Madridi për Mbappen këtë sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...