Shikimi i dobët, vdekje e hershme?

PUBLIKUAR

Dobësimi në shikim te personat e moshuar është i lidhur edhe me jetë më të pakët, bëjnë të ditur studiuesit australianë të Westmead Millennium Institute nga Sydney.

Të dhënat e mbledhura nga 3600 persona të hulumtuar, të cilët në fillim të studimit kanë qenë 49 vjeçar, kanë treguar se prania e vështirësive në shikim, e cila nuk ka qenë e mundur të përmirësohet, është lidhur me deri në 35% rrezik më të madh për vdekje në 13 vitet e ardhshme.

Te personat më të rinj se 75 vjet vështirësitë në të shikuar kanë qenë të lidhura me rrezik dyfish më të madh për vdekje, ka shkruar revista mjekësore Archives of Ophthalmology, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët besojnë se këto rezultate mund të shpjegohen me ndikimin e problemeve me pamjen në vështirësitë për lëvizje, ndërsa lidhen edhe me gjasat për dëmtime më të mëdha fizike dhe izolim shoqëror.

Po ashtu, personat më të vjetër në moshë të cilët lëvizin më pak, shumicën e rasteve ngurrojnë të drejtohen te mjeku edhe kur vuajnë nga sëmundje të tjera.

Ekziston mundësia që vështirësitë në shikim të jenë të lidhura edhe me ushqimin jokualitativ, që mund të sjellë një varg sëmundjesh, thonë shkencëtarët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...