Sheshel: Jam krenar me krimet që më janë ngarkuar

PUBLIKUAR

Ultranacionalisti serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga drejtësia ndërkombëtare, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se është “krenar me të gjitha krimet” që i janë “atribuar” atij.

Ai shtoi se do t’i përsëriste ato.

Të mërkurën, Gjytkata e Kombeve të Bashkuara e hodhi pjesërisht poshtë lirimin e Sheshelit nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke e dënuar atë me 10 vjet burgim.

Megjithatë, Mekanizmi për Tribunalet Ndërkombëtare tha se Sheshel tashmë e ka shërbyer dënimin, marrë parasysh kohën që ka qëndruar në paraburgim në Hagë.

“Tani do të marr disa masa ligjore për të hedhur poshtë këtë gjykim, por më e rëndësishme është se unë jam krenar për të gjitha krimet e luftës që më janë atribuar dhe krimet kundër njerëzimit. Në të ardhmen, jam i gatshëm t’i përsëris”, tha Sheshel, i cili vazhdimisht i ka mohuar akuzat kundër tij.

Sheshel është akuzuar për kryerjen e krimeve kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës, në Bosnje dhe Hercegovinë, në luftërat e viteve 1990, përcjell Atsh.

Në një vendim kundërthënës, në mars të 2016-ës, gjykatësit e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi e kanë shfajësuar atë nga të gjitha akuzat, përcjell REL.

Por, prokurorët që e kanë apeluar këtë vendim, kanë thënë se gjatë gjykimit të Sheshelit nuk janë marrë parasysh të gjitha provat.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...