Shëroni thembrat e çara vetëm me sodë buke

PUBLIKUAR

Përveç që kanë pamje të keqe, thembrat e çara edhe shkaktojnë dhimbje.

Fatmirësisht, përbërësi i zakonshëm që gjendet në kuzhinë mund të ketë efekte shëruese në thembrën tuaj. Kjo pasi që soda e bukës ka veti antiseptike që reagojnë kundër infeksioneve në thembrat tuaja, transmeton Telegrafi.

Soda e bukës jo vetëm që është efektive për sëmundjet e lëkurës, por është edhe e lirë dhe përdorimi i rregullt ua bën këmbët e buta.

Përbërësit:

– Tri lugë gjelle sodë buke

– Katër deri pesë litra ujë

Përgatitja:

Filloni duke e përzier sodën e bukës me ujë të nxehtë dhe futni këmbët në ujë për 10-15 minuta.

Kur këmbët të jenë zbutur mirë, pastroni ato me ujë të nxehtë, leni të thahen dhe lyeni me krem apo vazelinë.

Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të flini dhe për rezultatet më të mira duhet ta përsëritni këtë çdo ditë për një javë!

Pasi ta bëni për një javë, pushoni pesë ditë dhe përsëriteni prapë trajtimin. Duhet t’i kompletoni tri trajtime të tilla për t’i bërë këmbët mjaftueshëm të buta

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...