Sherifi: Akuzat ndaj Limajt i ka hedhur poshtë Haga

PUBLIKUAR

Bilall Sherifi nga NISMA për Kosovën, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se akuzat për të cilat është ftuar Fatmir limaj në Prokurorinë Speciale të Kosovës janë hedhur poshtë, si pjesë e një gjykimi paraprak.

Sherifi ka thënë se akuza ndaj liderit të këtij subjekti politik nuk e dëmton protestën e paralajmëruar për të shtunën.

“Fatmir Limaj edhe mbrëmë e ka thënë që nga 17 vjet liri të Kosovës ai vetëm tre vjet ka qenë i liri. Tërë historia e Limajt në përballje me drejtësinë është e tillë. Nuk dua të komentoj për kohën e këtij zhvillimi, por për aq sa kemi biseduar me të, ajo që flitet në medie për temën e hetimeve, ai ka thënë se ka qenë subjekt i hetimeve nga Gjykata e Hagës. Sidoqoftë kjo është përballje e tij me drejtësinë”.

“Kjo nuk e dëmton protestën. Ai do të kthehet pasdite në seli ku do t’i vazhdoj punët, por do të jetë edhe ditën e protestës”.

Ndërsa sa i përket kalimit të Xhevat Bislimit në Lëvizjen Vetëvendosje, ai ka thënë se Bislimi ka kohë që është pjesë e këtij subjekti politik, njofton Klan Kosova.

“Xhevat Bislimi ka kohë që është në Vetëvendosje. Këtë na e ka thënë në një takim Dardan Molliqaj, ku kemi qenë unë, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj”, tha Sherifi.

SHIKO MË SHUMË

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...

U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën tragjikisht 22 vjet më parë

Sot u bënë 22 vjet nga tragjedia e 14 tetorit 2004, kur 15 maturantë...

Vëllai i Gani Gecit para Gjykatës: Jemi familje shtetformuese, e duam shtetin!

“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”. Kështu u shpreh Fadil Geci, vëllai i Gani...