Sheqeri e rritë rrezikun e demencës për 33%

PUBLIKUAR

Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë sugjeruar se stili i pashëndetshëm i jetesës ndikon shumë në shëndetin e trurit.

Ndërkaq këto ditë, hulumtimet e prezantuara kanë treguar se ata të cilët konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit janë 33% më të rrezikuar nga sëmundjet e trurit, transmeton Telegrafi.

Në bazë të eksperimenteve përgjatë shtatë vjetëve, hulumtuesit kanë konstatuar se ata të cilët konsumojnë 30.3 gramë të shtuar sheqer çdo ditë kanë 33% rrezik më të lartë të vuajnë nga Alzheimeri dhe sëmundjet e ngjashme sesa ata që konsumojnë 5.8 gramë.

Përndryshe, gjenden 35 gramë sheqer në një kënaçe standarde 33ml Coca-Cola, apo rreth shtatë lugë gjelle të mbushura me sheqer.

Veç kësaj, sasitë e mëdha të sheqerit ndërlidhen edhe me një rrezik të shtuar të tipit 2 të diabetit.

Dr. Doug Brown, nga Shoqata e Alzheimerit, ka thënë se ky studim i mbështet edhe hulumtimet e mëhershme të cilat kanë sugjeruar se sheqeri i tepërt e rritë rrezikun e Alzheimerit, dhe të gjitha llojet e sheqerit – nga lëngjet e pemëve e deri te limonada – e kanë të njëjtin efekt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...