Shënohet vdekja e parë nga COVID-19 në Kamenicë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se ka vdekur një 64-vjeçar nga ky qytet i infektuar me Coronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka bërë me dije se kjo është vdekja e parë nga COVID-19 në këtë komunë.

“Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me #COVID19. I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve”, ka shkruar Kastrati.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maska, distancën dhe të dezinfektojnë duart vazhdimisht.

“Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush. Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.

Ndërkohë, sot kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se një qytetare e infektuar me COVID-19 ka vdekur. Sipas Lladrovcit, vdekja e sotme është e dyta në këtë komunë, si pasojë e COVID-19. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...