Shembet miniera nga tërmeti, vdesin nëntë persona

PUBLIKUAR

Një minierë e thëngjillit është shembur në pjesën veri-lindore të Kinës gjatë ditës së shtunë, duke lënë nëntë minatorë të vdekur dhe dhjetë të tjerë të lënduar, thuhet nga qeveria e provincës Jilin.

Ky aksident është i treti i këtij lloji që po ndodh në Kinë në më pak se një muaj, si pasojë e kushteve të këqija dhe mungesës së sigurisë në miniera, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ky aksident ndodhi për shkak të një tërmeti 2.3 ballë, thuhet në deklaratë.

Miniera e thëngjillit menaxhohet nga kompania Longjiapu Mining Co, e cila është kompani me partneritet publiko-privat dhe kapaciteti i saj shkon deri në 3 milionë ton thëngjill në vit.

Prodhimi i thëngjillit ka rënë menjëherë pas minierës, duke shkaktuar kështu edhe krizë për elektricitet dhe rritje të çmimit të energjisë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...