Shekerinska nga Gostivari: Nuk ka të ndalur, Maqedonia do të jetë e lirë (Video)

PUBLIKUAR

Radmila Shekerinska, zëvendëskryetarja e LSDM, ka mbajtur një fjalim gjatë protestave të sotme para të “Revolucionit Laraman” në Gostivar ku ka folur për kthimin e drejtësisë, lirisë dhe demokracisë në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse nuk mund të flas në më tepër gjuhë, jam këtu së bashku me ju në mes njerëzve me të cilët kuptohemi edhe në gjuhë të ndryshme, të tillë ka shumë në Gostivar dhe për çdo ditë janë në numër më të madh. Na grindën, na rrahën, na ndanë, na gënjyen, sepse vetëm në kaos dhe vetëm në grindje mund të vjedhin të qetë.

Prandaj dëshirojnë të na grindin mes veti, fqinj me fqinj, qytetarë me qytetarë, njerëz në parti dhe njerëz jashtë partive, por ky është shtet i të gjithëve dhe shtet që patjetër të jetë për të gjithë”, ka thënë mes tjerash Shekerinska në Gostivar.

Për më tepër ndiqeni videon./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë...

Çka pret Thaçi nga vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pret të shpallet i pafajshëm nga...

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...