Shefi i spiunazhit: Hakerët rusë po rrezikojnë zgjedhjet në Gjermani

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Shefi i inteligjencës së huaj gjermane paralajmëroi se Rusia mund të përpiqet që të pengojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Gjermani, përmes sulmeve kibernetike.

Bruno Kahl tha se, agjencia që ai drejton e njohur me siglën “BND” ka dijeni për sulme kibernetike, qëllimi i të cilave është të shkaktojnë pasiguri politike.

“Evropa është në objektivin e këtyre sulmeve, në veçanti Gjermania”, deklaroi Kahl për gazetën “Sueddeutsche Zeitung”.

Në fillim të vitit, agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme akuzoi Rusinë për disa sulme ndaj rrjeteve kompjuterike të shtetit gjerman.

Në tetor, Shtetet e Bashkuara akuzuan formalisht Rusinë se u përpoq të ndërhynte te zgjedhjet presidenciale, akuza që Kremlini i ka mohuar gjithnjë.

Në këtë kuadër, shefi i “BND”-së Bruno Kahl tha se është teknikisht e vështirë të gjesh prova për një aktor shtetëror, por ka të dhëna që tregojnë se sulme të tilla tolerohen apo dëshirohen nga shtete të caktuara, transmeton tch.

Rusia apo grupe të lidhura me të janë fajësuar shpesh për sulme të tilla kibernetike. Fushta elektorale në Gjermani ende nuk ka nisur për zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme, por vet Kancelarja Angela Merkel tha se sulmet kibernetike po bëhen të zakonshme dhe njerëzit nuk duhet të mërziten nga to.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...