Shefi i shtabit zgjedhor dhe njëherësh sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli është takuar sonte me kryetarët dhe nënkrytarët e degës së kësaj partie në Lipjan.
Interesante është që kjo komunë ka rreth 30 nëndegë të kësaj partie.
Shefi i shtabit të komunës së Lipjanit, Blerim Gashi ka thënë dega e tij në Lipjan është mobilzuar më shumë së kurrë, shkruan arbresh.info.
“Dega e Lipjanit është mobilizuar më shumë se kurrë dhe këtë e dëshmojnë edhe aktivitetet e degës së AKR-së në këtë komunë”, ka thënë Gashi
Postimi i plotë nga Pacolli…
“Të dashur bashkëqytetarë, vëllezër dhe motra
Të nderuar lipjanasët e mi
Erdhi koha që t’ua kumtoj lajmin e mirë..
Unë fitova, dhe ju garantoj se edhe ju do të fitoni bashkë me mua.
Faleminderit të gjithë atyre që më kanë përkrahur deri në këtë moment dhe që ende kanë vullnet për t’më përkrahur. Ata e din mirë qëllimin tim, prandaj edhe më kanë dhënë vendin e meritiar.
Falenderim të veçantë për kryesinë e degës së AKR-së në Lipjan.
Tani më i gatshëm se kurrë për të mirën e vendit tim. Betohem!”, ka përfunduar Pacolli.
Komuna e Lipjanit përfaqësohet nga një kanditat për deputet.
“Komuna e Lipjanit përfaqësohet nga një kanditat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me kualicionin shpresë për Kosovën”, u shpreh Gashi.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme 2017 do të mbahen me 11 qershor. AKR është në koalicion me LDK dhe Alternativën./Arbresh.info






