Shefi i NATO-s e paralajmëron Donald Trumpin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka paralajmëruar presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, se nuk është një opsion as për Evropën e as për Amerikën që të kujdesen për sigurinë vetëm, pa ndihmën e njëra-tjetrës.

Ai shtoi se Perëndimi është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë në 20 – 25 vitet e fundit, transmeton Express.

Nërkohë, gjatë fushatës zgjedhore, Trump e përshkroi si të vjetruar aleancën ushtarake të Perëndimit, NATO-n.

Madje, ai kishte sugjeruar se SHBA-ja do të mendonte dy herë nëse do ta ndihmonte ndonjë aleat të NATO-s, në rast se ai aleat do të sulmohej, pa paguar shumën që do të duhej ta paguante në aleancë.

Në një shkrim për gazetën britanike “Observer”, Stoltenberg e pranoi se Trump e kishte më vend për nevojën që disa anëtare të NATO-s të bëjnë kontribut më të madh financiar në aleancë, pasi që aktualisht gati 70% e shpenzimeve të NATO-s janë financim i SHBA-së.

Por, ai shtoi se liderët amerikanë gjithmonë se kanë ditur se kanë interes të madh strategjik në një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme.

“Nuk është opsion as për Evropën e as për SHBA-në që t’i bëjnë gjerat vetë [sigurinë]. Përballemi më sfidën më të madhe të sigurinë në 20 -25 vitet e fundit. Tani s’është koha për ta vënë në pikëpyetje vlerën e partneritetit mes Evropës dhe Amerikës,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...