Shefi i Interit: Erikseni mund të largohet në janar, askënd s’e mbajmë më zor

PUBLIKUAR

Christian Eriksen është i lirë të largohet nga Interi në janar, ka konfirmuar shefi ekzekutiv i zikaltërve, Beppe Marotta.

Përfaqësuesi i Danimarkës Eriksen iu bashkua Interit në janarin e kaluar, i cilësuar si njeriu kryesor i cili mund të jetë çelësi në përpjekjet e zikaltërve për ta fituar titullin në Serie A pas një dekade, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, forma e tij ka qenë tejet e dobët dhe ajo ka ndikuar që të ketë thashetheme se trajneri Antonio Conte është i gatshëm ta lërë atë të largohet.

Kjo është konfirmuar tashmë nga Marotta, i cili thotë se zikaltrit janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për mesfushorin danez.

“Dje, Conte u përgjigj në mënyrë shumë të qartë. Dhe unë shtoj këtu shumë qartë se ne nuk e mbajmë një futbollist i cili e kërkon largimin”, tha Marotta.

“Conte po e përdor Eriksenin duke e respektuar klubin dhe vetë lojtarin. Nuk kemi oferta për momentin, por do të përpiqemi ta marrim vendimin e duhur në kohën e duhur”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...