Shefi i Dortmundit: Ne s’kemi nevojë të shesim lojtarë

PUBLIKUAR

Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka thënë se klubi gjerman nuk do ta shesë asnjë futbollist me çmim të zbritur në verë.

Dortmundi do të përballet sonte me Manchester City në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, si humbës i ndeshjes së parë me rezultat 2:1 javën e kaluar në Etihad, transmeton Gazeta Express.

Duke qenë se renditet në vendin e pestë kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund, Dortmundi nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në garën kryesore evropiane për klube sezonin e ardhshëm.

Por nëse klubet rivale mendojnë se kjo do t’iu ndihmonte atyre t’i blinin yjet e Dortmundit, si Erling Braut Haaland dhe Jadon Sancho, Watzke thotë se ata e kanë gabim.

“Kur COVID-19 goditi, ne nuk e kishim asnjë borxh. Asnjë euro. Për shkak të kësaj, ne jemi rehat. Ne nuk kemi nevojë ta shesim ndonjë lojtar. Kjo është e rëndësishme”, tha Watzke për BBC.

“Klubet e pasura në botë, duhet ta dinë se kur e duan një lojtar të Dortmundit i kanë dy mundësi. E para është, unë u them atyre nuk keni gjasa. E dyta, do t’iu them ‘ky është çmimi’. Pastaj ata duhet ta dinë se ky është çmimi dhe nuk ka çmim tjetër. Ne jemi të qartë dhe të sinqertë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...