Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Yukiya Amano, ka vdekur më 22 korrik.

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

“Sekretariati i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore me keqardhje informon për vdekjen e drejtorit gjeneral, Yukiya Amano”, është thënë në deklaratën e kësaj agjencie.

Megjithatë, aty nuk është thënë se si ka vdekur 72-vjeçari.

Ai kishte planifikuar që të largohej nga pozita që ka mbajtur në muajin mars të vitit të ardhshëm, shumë kohë para se të përfundonte mandati i tij katërvjeçar më 30 nëntor të vitit 2021.

Ai është thënë të ketë qenë “shumë krenar për arritjet” e stafit që ka udhëhequr.

Ambasadorja amerikane për organizatat ndërkomëbtare në Vjenë, Jackie Wolcott, ka shprehur “ngushëllimet më të sinqerta” për vdekjen e Amanos.

“Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë mbrojtësit e idesë për mospërhapje të armëve bërthamore kanë humbur një mik të madh”, ka thënë Wolcott në një deklaratë.

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, ka thënë përmes një postimi në Twitter se ajo është tejet e mërzitur për vdekjen e Amanos, duke e konsideruar atë “njeri me profesionalizëm dhe dedikim të jashtëzakonshëm, që gjithmonë i ka shërbyer komunitetit ndërkombëtar në mënyrën e duhur”, transmeton REL.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...