SHBA’ja dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, mesazh për Iranin

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dërguar një luftanije dhe një task forcë në Lindjen e Mesme, në mënyrë që “të dërgojë një mesazh të qartë dhe të pagabueshëm për regjimin e Iranit” tha Këshilltari Kombëtar i Sigurisë, John Bolton.

Bolton tha se dërgimi ishte përgjigje për “provokimet dhe paralajmërimet” që Teherani i kishte dërguar SHBA’së, raporton Fox News, transmeton Gazeta Express.

“Çdo sulm ndaj interesave të SHBA’së ose ndaj aleatëve të saj, do t’i përgjigjemi me forcë. Ne nuk kërkojmë luftë me regjimin iranian, por ne jemi tërësisht të përgatitur në raste se duhet t’i përgjigjemi ndonjë sulmi” tha Bolton.

Ky lajm vjen një muaj pasi që Donald Trump, e shpalli Gardën Iraniane si një organizatë terroriste, e që më pas edhe Irani iu përgjigj duke e njohur ushtrinë amerikane, si terroriste.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm, si pasojë e kërcënimeve të shumta nga të dyja palët./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...