SHBA zgjat marrëveshjen bërthamore me Iranin

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar lehtësimin e sanksioneve për Iranin, pavarësisht kritikave të kaluara të presidentit Donald Trump.

Lehtësimi i sanksioneve është pjesë e një marrëveshjeje bërthamore që është arritur në vitin 2015 nga administrata e presidentit të atëhershëm Barack Obama dhe pesë fuqi të tjera botërore.

Trump e ka përshkruar marrëveshjen si ujdinë më të keqe, të bërë ndonjëherë.

Megjithatë, Thesari amerikan lëshoi sanksione të reja kundër zyrtarëve specifikë dhe një biznesi kinez, që ka lidhje me programin bërthamor të Iranit, raporton Rel.

Ky veprim do të thotë se sanksionet që ndalojnë kompanitë amerikane të punojnë me Iranin, tash për tash mbeten të pezulluara.

Në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, Irani ka kufizuar aktivitetin e tij bërthamor.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...