SHBA: Tërhiqemi nga Siria vetëm nëse përmbushen 3 kushte

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley publikoi tre kushte për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

“Ne nuk do të tërhiqemi nga Siria përderisa nuk plotësohen tre kushtet. Nuk mund të lejojmë përdorimin e armëve kimike, organizata terroriste DAESH duhet të mundet plotësisht dhe duhet të sigurohemi se Irani nuk dominon në rajon”, bëri të ditur Haley.

Ambasadorja Haley iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të kanalit televiziv “CBS” në lidhje me rendin e ditës.

Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të bisedojnë drejtpërsëdrejti me regjimin aktual të Sirisë, Haley preku edhe në praninë ushtarake të ShBA-së në këtë vend, njofton TRT.

“Qëllimi është kthimi i trupave amerikane në vend, por pa arritur në tre objektiva nuk do të tërhiqemi nga Siria. Fillimisht nuk do të lejojmë përdorimin e armëve kimike dhe do të luftojmë për këtë. Organizata terroriste DAESH duhet të mundet plotësisht dhe e treta duhet të sigurohemi se Irani nuk dominon në këtë rajon”, bëri të ditur Haley.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...