SHBA: Separatistët në Ukrainë ushtrojnë dhunë kundër monitoruesve

PUBLIKUAR

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara mbrëmë i kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, se po ndërmarrin fushatë të “dhunës dhe keqtrajtimit” kundër monitoruesve ndërkombëtarë me qëllim që të parandalohet raportimi i tyre për shkeljet e armëpushimit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se Uashingtoni është “thellë i shqetësuar” për këtë situatë, duke i përshkruar separatistët si “të udhëhequr nga rusët, të financuar nga rusët dhe të stërvitur nga rusët”.

Zëdhënësja Nauert tha se forcat separatiste kanë hapur zjarr kundër automobilave me monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), që ishin në tërheqje e sipër, ndërsa në muajin prill makina e një personi mjekësor amerikan, që i shoqëronte vëzhguesit, kishte hasur në eksploziv, raporton Rel.

“Këto incidente janë pjesë e përpjekjeve të gjëra për ta penguar komunitetin ndërkombëtar që të jetë dëshmitar i asaj që po ndodhë në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Heather Nauert, dhe ka shtuar se “i bëjmë thirrje Rusisë ta përdorë ndikimin e vet për ta ndalur këtë fushatë të keqtrajtimit dhe t’i respektoj përkushtimet e veta për lejimin e qasjes së lirë, të plotë dhe të sigurt të monitoruesve të OSBE-së”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...