SHBA: Senati e konfirmoi drejtorin e ri të agjencisë FBI

PUBLIKUAR

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar mbrëmë pothuajse në mënyrë unanime, udhëheqësin e ri të agjencisë FBI,Christopher Wray, i cili në këtë post do ta zëvendësojë ish-drejtorin, James Comey, që u shkarkua nga presidenti amerikan, Donald Trump, për shkak të vërejtjeve se si e menaxhoi ai një hetim për përzierjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Wray, 50 vjeçar, ish-zyrtar i lartë në Departamentin e drejtësisë në administratën e presidentit, George W. Bush, ku i ka mbikëqyr hetimet për vjedhjet në korporata.

Ai kthehet në një kohë të vështirë në departament, veçanërisht pas shkarkimit të Comey, i cili ishte gjerësisht i admiruar.

Wray mori mbështetje gati unanime në Senat, pasi premtoi se kurrë nuk do të lejoj që politika të depërtoj në misionin e FBI-së për arritjen e drejtësisë dhe për ta ndëshkuar krimin.

“Lojaliteti im është për Kushtetutën dhe sundimin e ligjit”, tha Wray gjatë dëgjimit konfirmues në Senat. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...