SHBA paralajmëron sërish Turqinë: Ose me ne, ose me Rusinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
Udhëheqësit e dy Komiteteve të Senatit amerikan, atij për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tjetrit për Shërbime të Armatosura, paralajmërojnë Turqisë se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse vazhdon planet e saja për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë.

“Deri në fund të vitit, Turqia në tokën e saj ose do të ketë aeroplanë luftarakë amerikan të avancuar F-35 ose një sistem mbrojtës raketor sipërfaqësor në ajër të Rusisë S-400. Nuk do ti ketë të dyja”, thanë senatorët republikanë, Jim Risch dhe Jim Inhofe dhe ata demokratë Bob Menendez dhe Jack Reed në një kolumne të botuar në New York Times.

 

“Sanksionet do të godasin ekonominë e Turqisë duke vështirësuar tregjet ndërkombëtare, duke shmangur investimet e huaja direkte dhe duke dëmtuar industrinë e aviacionit dhe të mbrojtjes turke”, thanë ata.

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhueshme të SHBA-së, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar se vendi tij do të blej sistemin raketor rus.

SHBA-ja ka thënë se ky sistem do të kompromentoj sigurinë e aeroplanëve ushtarak amerikanë të cilët përdorin teknologji të fshehur.

Turqia po synon blerjen e këtyre aeroplanëve. Mirëpo, katër senatorët amerikanë, më 28 mars, prezantuan një projekt-ligj dypartiak, për të ndaluar transferimin e aeroplanëve F-35 në Turqi derisa qeveria e SHBA të vërtetojë se Ankaraja nuk do të marrë dorëzimin e sistemit rus S-400.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO.

Të mërkurën, nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se Turqia rrezikon anëtarësinë në NATO nëse blen sistemin rus./rel

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...