SHBA nuk po i ndalon më laptopët në aeroplan

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara thanë se kanë ndërmarrë masa të reja për të përmirësuar sigurinë e fluturimeve, por nuk e kanë vazhduar ndalimin e kompjuterëve laptopë në kabinë.

Në muajin mars, SHBA ndaloi laptopët në dhe nga tetë vende me shumicë myslimane, nga frika se me to mund të kurdiseshin bomba.

Masat e reja kërkojnë kontrollim të detajuar të pasagjerëve dhe pajisjeve të tyre elektronike nga 105 vende.

Ato po ashtu kërkojnë rritjen e protokolleve të sigurisë rreth avionëve dhe në zonat e udhëtarëve.

Kompanitë ajrore i kanë 120 ditë kohë për t’iu përshtatur kërkesave të reja ose pasagjerëve mund t’iu ndalohen të gjitha pajisjet elektronike.

Atyre po ashtu mund t’iu ndalohet hyrja në SHBA.

“Armiqtë tanë punojnë vazhdimisht për të gjetur metoda të reja për maskimin e eksplozivëve dhe rrëmbimin e avionëve”, tha sekretari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Kelly, gjatë publikimit të masave./REL

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...