SHBA: Në një aksident të autobusit vdesin gjashtë fëmijë

PUBLIKUAR

Një autobus i shkollës, me fëmijë të shkollës fillore, doli nga rruga dhe u përmbys, në shtetin e SHBA-së, Tennessee, duke lënë të vdekur gjashtë fëmijë dhe një numër të tjerëve të lënduar.

Zyrtarë të shpëtimit thanë se në autobus ndodheshin 35 fëmijë, kur doli nga rruga dhe goditi drunjtë, në orët e pasdites në Chattanooga të Tennessee.

Shefi i zjarrfikësve, Fred Fletcher, tha se 21 fëmijë janë hospitalizuar. Ai tha se po hetohet nëse tejkalimi i shpejtësisë ishte faktori i aksidentit. Autobusi ishte e vetmja makinë e përfshirë në aksident.

USA Today njoftoi se shoferi ishte burgosur dhe do të përballet me akuza të vrasjes me automjet, rrezikim të pamatur dhe ngasje të pamatur.

Chattanooga ndodhet rreth 150 kilometra në veri të Atlantas në Georgia. /REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...