SHBA kryen me sukes testimin e sistemit kundër raketave balistike

PUBLIKUAR

Agjencia e mbrojtjes raketore në SHBA, ka thënë se ka kryer me sukses testimin e sistemit raketor THAAD, nga Alaska.

THAAD është pjesë e sistemit kombëtar të mbrojtjes ndaj raketave balistike.

Objektivi në formën e një rakete balistike me rreze të mesme u lansua mbi Oqeanin Paqësor në veri të Havait

Agjencia njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër raketave balistike THAAD, nga Alaska, ka zbuluar dhe ndaluar objektivin.

Obejktivi ishte i ngjashëm me raketat e testuara së fundimi nga Koreja e Veriut, shkruan REL.

Ky testim është bërë pasi Koreja e Veriut ka deklaruar se më 4 korrik ka bërë testimin e një rakete balistike interkontinentale.

Testimi i raketës ngriti shqetësimet për kërcënimin që vjen nga Penjani.

Sistemi THAAD është i dizajnuar për ndalimin e raketave balistike brenda dhe jashtë atmosferës në fazën e tyre të fundit të fluturimit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...