SHBA kërkon t’i ndalet nafta Koresë së Veriut

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një varg sanksionesh të reja nga Kombet e Bashkuara, kundër Koresë së Veriut.

Propozim-rezoluta, e shpërndarë tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshin ndalimin e naftës për Korenë Veriore dhe ngrirjen e aseteve të liderit të saj, Kim Jong-un.

Ajo vjen pasi Phenjani ka kryer testin e gjashtë bërthamor dhe ka lëshuar vazhdimisht raketa.

Phenjani gjithashtu thotë se ka krijuar bombën e hidrogjenit dhe kërcënon me sulme SHBA-në.

Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, dhe Rusia pritet t’i kundërshtojnë sanksionet e reja.

Phenjani, me vite, është nën sanksione të OKB-së, që janë ndërmarrë në përpjekje për ta detyruar regjimin të kufizojë programet e armëve. /Rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...