ShBA-ja presion Turqisë: Tërhiquni nga Siria ose ju presin sanksionet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar presionin ndaj Turqisë për t’i tërhequr trupat nga veriu i Sirisë në kohën kur ofensiva në këtë rajon po shkon duke u përshkallëzuar.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, e paralajmëroi Turqinë për pasoja serioze, ndërsa sekretari i thesarit, Steven Mnuchin, nuk e përjashtoi mundësinë e sanksioneve ndaj këtij vendi.

Vendimi i presidentit Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga zona kufitare mes Turqisë dhe Sirisë bëri që forcat turke të hyjnë në Siri. Ai ka thënë se dëshiron të arrihet një armëpushim mes Turqisë dhe forcave kurde.

Megjithatë, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka thënë se operacioni ushtarak do të vazhdojë. Liderët kurdë i kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se ua kanë ngulur thikën pas shpine.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i ofensivës turke të mërkurën.

Presidenti turk ka thënë se dëshiron të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë, në të cilën më pas mund të vendosen refugjatët sirianë që tash për tash jetojnë në Turqi, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...