Raportohet se SHBA-ja është duke e konsideruar largimin nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara.
Një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili pohon se është njoftuar rreth kësaj çështje, ka thënë për Politico se Sekretari i Shtetit i SHBA-së ka ngritur pyetje rreth efikasitetit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, transmeton Express.
Thuhet se ka mundësi që kjo ka të bëjë po ashtu edhe me shënjestrimin që ky organ po ia bën Izraelit.
“Zyra e Sekretarit të Shtetit e ka bërë një seri kërkesash, të cilat lënë të kuptohet se ai është duke ë vënë në pyetje vlerën e anëtarësisë së SHBA-së në Këshillin për të Drejtat e Njeriut,” ka thënë ky ish-zyrtar.
Vendimi final nëse SHBA-ja do të largohet apo jo nga ky Këshill, me shumë mundësi do të bëhet nga Sekretari i Shtetit Rez Tillerson, Ambasadori i SHBA-së në OKB Nikki Haley, si dhe presidenti Donald Trump./Express/


